
Per chi è seguito, ieri sono state le elezioni in Ungheria e The Big O ha perso dopo 4 mandati, uno più dominante dell’altro. Ora, qualunque cosa si pensi di Orban da un punto di vista ideologico, questo dovrebbe essere visto come un esempio per la situazione in Albania.
https://i.redd.it/1ee1azsn0xug1.png
di Weird_Bookkeeper2863
2 commenti
Prapë nuk dua që t’a bëj jopo a ishte orbani i mirë a i keq, e më tej të hymë në diskutime për Ukrainën dhe bla bla bla.
Ajo që dua të them është që dhe në një situatë të ngjashme me atë të Shqipërisë, brenda në Ballkan, kjo lloj mposhtjeje është e mundur dhe nihilizmi që i ka mbështjellë shqiptarët është i dëmshëm, sepse kur zvoton zëre se votën ja ke dhënë Ramës.
Nga ana tjetër, shumë e rëndësishme të nënvizohet dhe fakti që orbani nuk u mposht nga kasta e vjetër politike në Hungari.
Nëqoftëse e bëjmë Fidesz-in PS, PD-ja nuk është Tisza, por DK, një parti e vjetër që vec ka rënie dhe që ekziston vetëm si pronë e drejtuesve nga vitet 90′, njësoj sic ekziston PD-ja për Berishën.
Tisza është parti e re, e formuar në 2024 nga politikanë të rinj, ca nga Fidesz-i dhe ca të rinj fare.
Shqiperia eshte shtet i pakrahasueshem me asnje nga vendet e Bashkimit Europian. Ne kemi kaluar nje nga diktaturat me te forta ne Europe. Ne mungese te edukimit dhe dominimit te injorances, kulti i individit vazhdon te jete i ngulitur thelle ne subkoshiencen e popullit. Prap si pasoje e injorances, mungeses se lirise se levizjes (deri vitet e fundit), prapambetjes ekonomike, etj, parimet e ngulitura gjate kohes se diktatures ende dominojne ne Shqiperi. Tek ne ende nuk kuptohet si duhet fjala “demokraci” – nuk kuptohet si duhet as e drejta e votes dhe as zgjedhjet. Ne Shqiperi vazhdon akoma parimi “une socialist/e kam lindur dhe socialist/e do vdes”. Ne keto vitet e fundit ka te pakten 20 raste kur qeveria duhet te kishte rene ne cdo vend normal demokratik, por te ne mbeshtetja per qeverine vjen duke u rritur. Ne kushtet kur truri i vendit eshte larguar drejt emigrimit, e them me bindje se nuk do kete asnje ndryshim ne nje sistem ku shumica vendos, pasi shumica e te mbeturve nuk e kupton sistemin.