Share.

    2 commenti

    1. causebaum on

      ASFALTI KORRUPTIV Durmishi i jep tender me procedurë të mbyllur kompanisë që dikur e denonconte për “aferën e 5 centëve”
      Kompania që dikur ishte denoncuar nga vetë Durmishi për ofertat qesharake e të dyshimta, sot po fiton tenderë nën udhëheqjen e tij.

      Të bëmat e Hysen Durmishit në krye të Ministrisë së Infrastrukturës janë përshkallëzuar një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

      Tenderë të njëpasnjëshëm njëburimorë me vlera të mëdha po lëshohen nga dikasteri i tij për punë për të cilat procedura e prokurimit do të mund të niste më herët dhe të zhvillohej si e hapur normalisht.

      Një nga operatorët ekonomikë që ka përfituar nga avazi brutal i Ministrit në Detyrë, është “Damastion Project”. Kjo kompani është shpërblyer me kontratë në vlerë 658 mijë euro për mirëmbajtjen dimërore të një pjese të autostradës “Arbën Xhaferi”.

      Pikërisht për mirëmbajtje, e njëjta kompani në një tender të vitit 2019 kishte ofertuar me pesë centë për metër katror për asfaltim në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Këtë veprim kjo firmë e ndërmerrte në atë formë që të shpallej si më e lirë dhe të shpërblehej me kontratë, ashtu edhe siç kishte ndodhur.

      Nuk e mendonin se do të vinte nevoja për shtrim të rrugës, andaj kur ishte bërë gërryerja e asfaltit, atëherë kishte filluar problemi i vërtetë. Duke qenë se çmimi real për metër katror asfalt në treg sillej rreth 7-8 euro, kjo kompani nuk e kishte shtruar fare rrugën për të cilën ishte kontraktuar.

      Për Hysen Durmishin, dikur ky veprim i kompanisë përbënte kriminalitet dhe madje e tematizonte fort . Por, rrugës diku gjërat ndryshuan dhe “Damastion Project” fitoi tender duke u ftuar të ofertojë nga Ministria e Durmishit.

      Madje Ministri në Detyrë, për këtë çështje as nuk iu përgjigj VOX Kosovës. Njëjtë, sikurse veproi edhe kompania “Damastion”.

      Për më tepër, lidhur me këtë tender një eksperte shqyrtuese kërkoi nga Ministria që të evidentohen kompanitë që në të kaluarën s’kanë performuar mirë në projekte, siç është rasti i Damastion, por çuditërisht as kjo nuk ndodhi.

      Në këtë mënyrë, një kompani e kapur dikur si simbol i mashtrimit, sot ringrihet nga vetë Ministria që e akuzonte.

      Ministria e drejtuar nga njeriu që e ka bërë rutinë dhënien e tenderëve për shokët e kompanitë ku kishte punuar vetë.

    2. Nocturnaaaal on

      Mjafton me pa kyqjen e Vitis ne autostraden Arben Xhaferi per me e pa qe ky as zevends minister nuk e meriton mu kan

    Leave A Reply