5 giorni senza una delle cose più elementari, la gente è dovuta uscire per protestare, e ci sono state proteste, 100 persone si sono radunate fuori dal comune, ci sono più poliziotti che cittadini, tutta la città avrebbe dovuto essere lì, l’avevano incendiata, povera gente.

    https://i.redd.it/gu8u1lb894ag1.jpeg

    di dibr_d_an

    Share.

    5 commenti

    1. Ghost_Protocol147 on

      Po 60% jane me PS. Nuk duan uje ata, vetem nena parti te jete mire.

    2. Refugee_InThisWorld on

      “As uje as drita nuk kerkojm, vetem percarje mos te kete partia”

    3. GoodZealousideal5922 on

      “Edhe bar do te hame, vetem qe Shqiperia te mos bjere kunder revizionizmit”- Enver Hoxha

      Kur pleqte e sotshem ishin te gatshem te hanin bar per Enverin, cka ju ben ju te mendoni qe nuk jane te gatshem te hane cka Edi tju servire?

    4. “populli” nuk është i mjerë, përkundrazi sipas buxhetit të parashikuar është më i pasur se kurrë. Të mjerë janë hajdutët, BBvistat dhe policët që shkelin betimin e tyre:

      >Betohem se do t’i shërbej me besnikëri Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, do të mbroj rendin dhe sigurinë publike, jetën, lirinë dhe pronën e shtetasve, do të kryej detyrën me ndershmëri, paanësi dhe përkushtim, do të respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë e njeriut dhe do të ruaj sekretin shtetëror e profesional. Në çdo rast do të jem i denjë për besimin e qytetarëve dhe për uniformën e Policisë së Shtetit.

      po kështu dhe kaq të mjerë janë edhe mjekët që harrojnë betimin e tyre:

      >Betohem se do ta ushtroj profesionin tim me ndërgjegje dhe dinjitet. Shëndeti dhe jeta e pacientit do të jenë shqetësimi im i parë. Do të respektoj sekretin profesional edhe pas vdekjes së pacientit. Do të ushtroj profesionin tim me ndërgjegje dhe ndershmëri, pa asnjë dallim feje, kombësie, race, bindjeje politike apo gjendjeje shoqërore. Nuk do të lejoj që dijet e mia mjekësore të përdoren në kundërshtim me ligjet e njerëzimit. Këtë betim e bëj solemnisht, lirisht dhe me nder.

      po kështu të mjerë janë edhe politikanët që harrojnë se janë betuar mbi Kushtetutë me:

      >Betohem se do t’i shërbej me besnikëri Republikës së Shqipërisë, do të respektoj dhe mbroj Kushtetutën dhe ligjet e saj, do të mbroj pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe do të veproj për interesin e përgjithshëm dhe përparimin e popullit shqiptar.

      Të mjerë janë edhe kriminelët që për lek shesin gjithçka dhe jetojnë me një tru të mpirë, të vetmuar dhe me një jetë prej shkërdhate. Të mjerë janë edhe ata që vetëm qahen kudo dhe për çdo gjë, pa marrë asnjëherë frenat në dorën e tyre. “Populli” është ai që, me 1001 probleme, prapë ka urtësinë t’i rendisë aq mirë sa di dhe të fokusohet tek më imediet përpara. Kur s’ke ujë dhe ke fëmijë të vegjël në shtëpi, s’ke hapësirë për protestë. Kur s’ke ëndrra apo dëshirë për të ardhmen, nuk të del as për të votuar. Nuk fitojnë vetëm se vjedhin vota, por mbase sepse “populli” është i pamotivuar dhe pa dëshirë për të pasur një zë në këtë pyll të bukur dhe të egër. “Populli”, edhe pse mund të mos e ketë lexuar asnjëherë Kushtetutën, në zemrën e tij e njeh shumë mirë se si fillon ajo:

      >**Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të ndërgjegjshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlerat e tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet social e demokratik, të bazuar në sundimin e ligjit, dhe për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me angazhimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin dhe paqen, miratojmë këtë Kushtetutë.**

      Atyre 100 e kusur në Vlorë dhe gjithë të tjerëve si ata… ju lumtë! Paçin zë sa më të fortë. Edhe orteku nga një vibrim akustik mund të fillojë…

    Leave A Reply