



















Quelle due cose che fanno conoscere l’Albania in Europa vengono distrutte, natura intatta e prezzi a prezzi accessibili. Ecco alcuni dei resort che sono stati costruiti e saranno costruiti nel sud:
https://www.reddit.com/gallery/1kzd7nv
di d2mensions
16 commenti
Lind pyetja, nese i gjith bregdeti do betonizohet, plazhet do privatizohen dhe cmimet do te rriten, cfare do te ofroj Shqiperia qe nuk e ofrojne vendet fqinje?
Se turistet e varfer qe shpenzojn pak lek nuk sjellin zhvillim ekonomik
Ore mire ne qender neper qytete sdoni kulla e investime, po as ne bregdet jo? Po pse mo vetem italianet e varfer dhe turistet me backpacks do sjellim? A nuk duhen dhe resorte dhe hotele luksoze per te rritur cilesine e turizmit dhe per te sjell me shume te ardhura?
“natyra e paprekur dhe cmimet e perballueshme”, doje te thoje, “sherbime inekzistente dhe natyre e injoruar”?
Keto postet qe kundershtojne cdo lloj investimi qe ndodh ne vend tregojne naivitet ne mendesi. Nuk kritikohet cdo gje thjeshte nga deshira per te kritikuar.
Ska si te pretendosh qe nje vend kapitalist i shekullit te 21, te vazhdoje te mbaje resurset e pasurive te paluajtshme te pa-shfrytezuara. Sigurisht qe do ndertohen resorte dhe do vazhdojne te ndertohen per aq kohe sa ka kerkese ne treg per to.
Shiko pak linjat bregdetare te Turqise ne Antalya dhe Alanya 20 vite me perpara dhe krahasoi me sot.
Nga fusha bosh qe kane qene jane mbytur me resorte kudo. Resortet dhe investime te tilla sjellin leke ne ekonomi. Nje vije bregdetare e virgjer, edhe pse me e bukur, mbetet resurs i pafshrytezuar ekonomikisht.
Kur je nje vend qe nje nga sektoret kryesore te ekonomise ke turizmin, keto jane kompromise te cilat duhen pranuar nese nuk do te kufizosh potencialin per fitimin.
O bobe po palasa shterp ka qene mo se ska pik uji. Gura ka qen tani jan bo vila
Esht mbush subi me fukarenj e deshtak qe vetem ankohen dhe xhelozojn pse behen investime luksoze meqenese skane mundesi ti frekuentojne. Subi esht bo shume depresiv dhe negativ
Në fakt, uroj që të rriten çmimet sa më shumë që mos të na shohin bota si alternativa më e lirë dhe turistat pabuksa mos tna çajnë karin. Janë lloji më i keq i turistave
Ka nja dy vite qe Jugu i shqiprise po behet i pa perballueshem nga shqiptaret, kane dale shume oferta konkuruese nga greqia qe te bie me lire ti besh andej se ktej, per mos folur per sherbimin pasaj, prandaj mos u gzoni nga kto resortet luksoze se asgje e mire nuk vjen, shumica prej nesh nuk do ti vizitoj dot
keto do ngelen bosh. nuk do njeri me jetu me ashtu lloj komshish qe blejne vila ktu. sikur t isha dhe miliioner sdo doja kurre qe femijet e mi te rriten me keshtu matrapazesh
Popull kar jemi. Kemi nje cope plazhi dhe kujtojme se keto shemtirlleqet e betonit jane investime afatgjata. Vk te hane buke nja dy tre vjet keta ndertuesat dhe te punojne te rinjte kamariera dhe shezllonaxhinj derisa te ikin jashte.
Ky eshte “zhvillim” per nje dore njerez jo per Shqiperine. Eshte e provuar kudo qe turizmi nuk e mban dot shtetin. S’mbahet dot Greqia nga turizmi do mbahemi ne?
Ketu po ndertojne kriminelat, trafikantet dhe te korruptuarit dhe dalin ketu ne sub i mbrojne edhe pse as kane lidhje fare me turizmin.
Prandaj cdo hotel “elitar” ne jug e ke vetem me prototipa qe merren me droge, asnje turist i huaj nuk vjen.
United Albanian Emirates.
Keta mire qe ndertojne objekte qe nuk prodhojne punesime dhe turizem, por privatizojne dhe gjithe plazhin bashke me ndertimet qe bejne…
Na keni ca karin me ket jugun sikur ca esht. Zhul gjithandej, rruge per t ardh keq, sherbim skandal. Le ti ndertojne e ta shofin se cilet t pasur i blejne, pervec atyre trapave t anglise qe smarin asnje pyke se aq logjike kane.
Personalisht mendoj se eshte ndjekur strategjia e gabuar. Okej, e kuptoj qe dashamiresit e zhvillimit dhe rritjes ekonomike do bien ne kundershtim, por gjithsesi kemi pikepamje te ndryshme.
Ideja eshte qe te krijojme turizem autentik shqiptar jo resorte qe ti i gjen kudo, ne ShBA, Egjipt, Turqi, EBA, Arabi Saudite. Jemi nje vend i vogel dhe si shembull mund te marrim Greqine qe ka nje turizem autentik Grek, nuk shkon se ka hotelet me te mira apo plazhet me fantastike ne bote, por sepse turizmi eshte autentik Grek, nje kombinim harmonik i shume faktoreve, ushqim i mire, slow-life, kultura greke, historia, etj. Njete edhe Italia. Ndaj, te ndertosh resorte ne te gjitha plazhet e Shqiperise, dke i bere thuajse te gjitha njesoj, e redukto edhe ate “competitve advantage” qe ke, plazhet e bukura autentike, te pa prekura dhe futesh ne konkurence me “big-guys” qe ofrojne sasi dhe nuk mundesh ti konkurosh.
Mendoj se mund te ishte bere pune fantastike duke i mbajtur plazhet e bukura dhe autentike, por gjithsesi, na duhet te pastrojme ato parate e marra nga tenderat dhe parate e pista dhe le te bejme resorte. Sic e thot edhe Mirela Kumbaro “kjo pika e vogel ketu ne harte”