
Liri Salikraci, Liri Salikraci, Liri Salikraci ✌️✌️✌️
https://shqiptarja.com/lajm/zbulohen-urdhrat-e-berishes-per-pushtimin-e-jugut-me-batalionet-e-militanteve-te-pd-dhe-shikut-vellai-i-izet-haxhise-me-9-tanke-kunder-fierit-direktiva-per-asgjesim-njerezish-dhe-shembje-urash
di InExtremis-
4 commenti
Pasditen e dy marsit 1997, Berisha urdhëron mbledhjen e Kuvendit me urgjencë, miraton gjendjen e jashtëzakonshme, hyn në fuqi brenda disa orësh gjendja e jashtëzakonshme dhe emëron kreun e SHIK-ut, Bashkim Gazideden, Komandanti të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme. Me këtë lëvizje, Berisha kalon nën komandën e Gazidedes ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe policinë. Një ditë para se Berisha ta gradonte komandant, për ta përdorur në vijim si vegël për veprime kriminale, Gazidede kishte nisur lëvizjet për armatosjen e punonjësve të SHIK-ut. Komisioni hetimor ka zbuluar një udhët sekret të datës 2 mars 1997, për hedhjen në sulm të një batalioni të SHIK-ut kundër protestuesve në qytetet e Jugut të vendit.
Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut.
Liri Salikraci ✌️
Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës. Berisha e përdori Izet Haxhinë për organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, por më pas e akuzoi si vrasës së Azem Hajdarit. Një tjetër urdhër parashikon që t’i kalojnë SHIK-ut 15 topa 75 mm. Komisioni Hetimor ka zbuluar edhe urdhra për bombardim të urave, për të paralizuar organizimin e rebelimit kundër Berishës. Konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan Prokurorisë, ku siç dihet Sali Berisha dhe bashkëpuntorët e tij, jo vetëm nuk u ndëshkuan, por në vitin 2005 u rikthyen në pushtet.
Disa nga konkluzionet e Komisionit Hetimor për ngjarjet e 1997
-Tiranë më datën 01.03.1997, Bashkim Gazidede kërkesë sekrete Ministrisë së Mbrojtjes për të pajisur punonjësit e SHIK-ut, me 100 copë automatik kallashnikov dhe 24 copë mitrolozë të lehtë. Në një listë tjetër përsëri kërkohen automatikë 2000 copë, mitrolozë të lehtë 130 copë,
fishekë 2 milionë, granata dore 1500 copë. Ka edhe lista të tjera që vazhdojnë po me këtë renditje.
-Urdhër sekret nr. 1, datë 02.03.1997 për veprimet luftarake të batalionit të parë të SHIK-ut, i Bashkim Gazidedes. Urdhëroj: ‘Batalioni i SHIK-ut, me përbërje kompaninë e parë, të dytë e të tretë, skuadra e ndërlidhjes, skuadra e ndihmës së shpejtë dhe toga mitraliere të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë, në bashkëveprim me forcat e ushtrisë dhe të rendit të pengojë, të ndalojë dhe të asgjësojë ose të kapë rob forcat që mund të tentojnë të sulmojnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnje, Tiranë. Komandanti i batalionit, gjatë rrugës së marshimit, të organizojë sigurimin e kolonës dhe në rast ndeshjesh të hapet në formacion luftimi për të penguar forcat që mund të sulmojnë me zjarr, t’i pengojë dhe t’i asgjësojë ato. Të merren me vete një komplet ushtarak i shpërndarë dhe një rezervë, ndihmë mjekësore dhe pesë transportues të blinduar…”.
Liri Salikraci ✌️✌️✌️
https://shqiptarja.com/lajm/pse-nuk-e-zbatova-urdhrin-e-berishes-per-te-bombarduar-ne-vlore-ne-1997
Liri Salikraci ✌️✌️
O gjysho na li rehat me Sali Berishen. E dime mire kush eshte e nuk e do njeri, prandaj eshte opozita ne kete gjendje.
Shiko kush eshte qe po vete 2 dekada ne pushtet.