I nostri amati uomini lamentano il materialismo in Albania, mentre 1 ragazza su 2 ha subito violenza da parte del proprio partner. Li sento spesso dire “solo la violenza le trattiene”, come se le ragazze fossero persone e i loro oggetti, un luogo caldo dove ti mettono e che ti lava. Non mi piacciono le ragazze per il lek, ma sono violente, aggressive, non leggono, non sono istruite e l’unico modo in cui come ragazza le tollererò è se hanno il lek

    https://i.redd.it/9ss87dg1b92h1.jpeg

    di Flimsy-Resident261

    Share.

    13 commenti

    1. Historical_Egg5547 on

      Ketu perfshihet dhe dhuna psikologjike, prandaj numrat nuk jane aq shokues sa duken ne pamje te pare. Nuk po them qe dhuna psikologjike eshte koncept idiot, as qe femrat ne Shqiperi e kane te lehte. Por eshte copez kyce konteksti.

    2. Dekada me par kam par nje intervist ku nje gazetare thoshte qe kishte shume shoqe me shkoll, me rroge te vet, dhe prap kishin te dashur dhunues (psikologjik nese jo fizik) dhe akoma ska gjet nje pergjigje qe me ben ta kuptoj se pse, te pakten grate qe jan te zonjat, nuk rrin vetem!!

    3. Dear_Wrongdoer7271 on

      Kemi 50 përqind gra në qeveri kështu që në rregull jemi.

    4. Cold-Act4115 on

      O plak spo them se ska dhune , dihet shoqeria jone maskiliste po mos u bazo te qeveria angleze 🤣.
      Jam jetu ca vite ne angli . Per me bo letrat meshkujt duhet me u martu me angleze , me bo femij ose me thene jam gay e me vrasin .
      Kurse per femrat thone mka rraf burri mka rraf baba …etj . Ne Itali shqiptaret kane bere me shume pislliqe ( prostitucion , droge , vjedhje ) e prape sjane kaq rracista sa anglezt . Me interesante eshte se indianet qe jetojne atje jane dhe me rracista me ne se vete anglezt

    5. bonshans on

      Nga fillimi viteve 2000 te 15-kateshi nje burre po rrihte nje grua, ene dikush mori ne telefon policine. Vjen polici ene bisedon me kte burrin, pasi maroi biseden polici merr ne telefon shefin e vet ene i thot: “Cdo gje ne rregull shef, po rrifte grun e vet”. Histori e vertete.

    6. Flimsy_Magician_7086 on

      Studimi qe kjo i referohet eshte ky https://www.instat.gov.al/media/5751/findings.pdf. Qe po analizoje me vemendje( gje qe ti nuk e ke bere por e ke marre per te mireqene ca te ka nxjerre google aty) do shikoje qe nuk eshte studim i mirefillte por thjeshte nje brief. Gjithashtu si dikush qe marr vesh nga statistika, metodologjia/transparenca e studimit eshte e paqarte dhe shume e thate per ato pretendime qe del ne fund. Gjera qe jane ne cdo studim serioz mungojne si psh Response Rate, Margin of Error, Confidence Intervals, Pyetjet edhe formulimi i tyre, recall bias/interviewer effect nuk eshte adresuar askund. Gjithashtu organizatat e perfshira ne studim jane UN Women, UNDP, qe t kane incentive per te shtyre axhenden e feminizmit, justifikojne fondet qe marrin, axhenda politike. Keshtu qe nuk eshte nje studim i mire per tu bazuar.

      Kjo eshte pjesa objektive, gjithashtu per te thene qe e more infon shabllon pa bere asnje verifikim.

      Pjesa subjektive tani. Personalisht mendoj se eshte problem dhe qe eshte dicka serioze por jo ne nivele qe pretendohet. Dhe sjua kane fajin meshkujt per cdo gje, mesohuni te mbani pergjegjesi per zgjedhjet qe beni ne jete dhe mos te viktimizoheni

    7. k_sugarplum on

      Drejt me thene, me behet shume qejfi qe erdhi dita qe femrat po i “shfrytezojne” per leke. Disa lloje meshkujsh e meritojne. Kete dhe me shume.

    8. Gabi-kun_the_real on

      Nese je goditur njiher fizikisht nga partenri yt esht pyetje koti qe nuk ndihmon asnji statistik. Si femrat por edhe meshkujt do thon po.
      Studimet duhet te kerkojn dhunen fizike edhe psikologjike te vazhdueshme. Ne te dyjat gjini. (Nuk do e harroj kurr ate rastin kur babai u be per ty lek sepse kishte bler ca fanta pa i then gruas. Ajo monstra cfar nuk la pa i then. )
      Por shpresoj qe ciftet mbas brezit millenium nuk kan shifra kaq te larta ne krahasim me brezin e xhaxhit.
      Bashkjetesa para marteses edhe divorci mbrapa deres kan zgjidhur goxha situata te tilla

    9. Illyrian_Roots-44 on

      Zgjidhni me mire. Mos zgjidhni ata qe ”jane te dhunshem, agresiv, nuk lexojn, nuk jane te shkolluar”. Nuk t’detyron kush t’zgjedhesh halabake me leke (apo dhe pa leke, ku di une c’beni ju). Thuj jo nese kerkon lidhje. Kaq. Eshte shume e thjeshte. S’keni pse e nderlikoni situaten.

      Dhe mos na thoni ”Jo po nuk dukej qe eshte i dhunshem”… mos lini nam, ka djem t’mire sa t’dush. Dallohen n’fytyre direkt. Mos zgjidhni barbona e pastaj o burra t’ankohemi per ”meshkujt Shqiptare”. Shnetin.

      Shih si preken direkt… mbani pergjegjesi per zgjedhjet tuaja. Nuk ju detyron askush t’zgjidhni halabake e barbona. Mos e toleroni fare ate lloj tipi, jo direkt thuji. Pse ju djeg? Ka cuna t’mire sa t’dush. Shikoni dhe nga ata ndonjehere.

    10. zandjager001 on

      Perkufizimi i dhunes eshte bere instrument pushteti nga e majta radikale ekstreme dhe prandaj nuk behet dot debat konstruktiv. Si me shume gjera e majta radikale dhe kryesisht progresivet, e kane shtrire perkufizimin ne ekstreme: nga dhuna fizike paralizuese apo vrasese, tek “fakti qe me duhet te punoj per te jetuar eshte dhune”. Ne varesi te subjektit zgjidhet perkufizimi i nevojshem. P.sh. per dhunen ne familje kemi perkufizimin e zgjeruar ku futen dhe faktoret psikologjike etj. Por kur gjykohen protestat anti imigracion ne perendim, quhet dhune vetem kur nje grup protestuesish gjuan me molotov, apo edhe ne shqiperi sic ben PD-ja p.sh. Por dhuna e vazhdueshme psikologjike qe zbatohet te keto grupe qe u sjellin qindra azilante ne lagjet e tyre, apo per opozitaret ne shqiperi, dhuna e perditshme qe ushtron sistemi, ne menyre konveniente nuk diskutohet fare.

    11. IcyQueenXOXO1 on

      Ne fakt qe te behet nje studim real shqiptareve ju duhet mesuar perkufizimi i duhur se cfare eshte dhuna, se mjafton te shohesh komentet ketu dhe e kupton sa rende eshte gjendja. Nuk eshte vije elastike ajo qe ndan dhunen nga jodhuna, qe ju e rrotulloni e perkundni si te doni per te justifikuar sjelljet e meshkujve, eshte vije ndarese e qarte dhe e ngurte sa nje mal.
      “Dhuna në familje përfshin çdo formë abuzimi fizik, psikologjik, seksual, ekonomik ose social që ndodh mes anëtarëve të një familjeje, bashkëjetuesve apo partnerëve intimë”

      BOLL E JUSTIFIKUAT DHUNEN. Nese ndjen nevojen te justifikosh nje veprim te nje mashkulli qe ne pamje te pare duket negativ (dhe te ben te ndihesh keq) eshte sepse eshte realisht negativ, mos genjeni me veten. Pash njady komente ku thuhet qe ka raste kur burri ka te drejte ta kontrolloje gruan (psh tek veshjet etj). Skandaloze. Me fal po vet fjala KONTROLL, ne ca kendveshtrimi na qenka pozitive? Nje cift eshte nje partneritet, kot nuk quhen partnere jete, nuk eshte njeri shefi tjetri nenpunesi, nuk ka hierarki. Dikush qe do ju kontrolloj, nisur qe nga gjerat e vogla te cilat ju duken te tolerueshme ne mendjen tuaj, heret a vone do kaloj ne dhune, e sigurt.

      Dhe eshte shume e vertete, pothuaj 99% e vajzave kane pasur minimumi 1 eksperience ngacmimi seksual nga nje mashkull, pa kaluar me tej ne situata si dhuna, abuzimet etj. Pra qe shifrat jane te larta eshte e sigurt, lere ca dalin e bejne te zgjuarit ketu qe studimi nuk eshte i sakte. Te verteten e ka brenda dhe s’mund ta mohojme.

    12. hubbabubbameqershi on

      Po te pyesesh sa meshkuj perjetojn dhun ne familje nr jan akoma me te lart.

    Leave A Reply